Maqedonia ngec në mënyrë të konsiderueshme prapa vendeve në tranzicion në veprimtarinë arsimore siç kanë treguar rezultatet e disa anketave ndërkombëtare. Arsimi është prioritet i madh për Qeverinë e Maqedonisë dhe USAID-in, pasi që mungesa e aftësive për punë vonon në thelb rritjen ekonomike dhe kërcënon perspektivat e Maqedonisë për anëtarësim në BE.
.
Që nga viti 2002, USAID ka zbatuar programe të cilat kanë adresuar të gjitha nivelet e sistemit arsimor– fillor, të mesëm dhe të lartë. Këto programe janë fokusuar në gjashtë sfera kyçe: 1) përforcimin e aftësive thelbësore dhe të menduarit kritik, 2) pajisjen e mësimdhënësve me metoda moderne, 3) kanë siguruar për nxënësit/studentët më të vjetër aftësi praktike afariste, 4) rritjen e qasjes tek Teknologjia e informimit dhe komunikimit (TIK), duke përfshirë aktivitete të cilat ia sollën Maqedonisë titullin “Vendi i parë pa tel në botë”, 5) sigurim të mbështetjes arsimore për nxënësit romë të disavantazhuar, dhe 6) themelimin e Universitetit të Evropës juglindore, universitetit të parë shumë etnik, shumë gjuhësor në rajon.
.
Në vitin 2007, përpjekjet e Misionit u fokusuan në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe modernizim të arsimit. Projektet e USAID-it mundësuan qasje të internetit në gjithë vendin, projekti instaloi kompjuterë në 233 shkolla fillore në Maqedoni, trajnoi gati 10 000 mësimdhënës për integrim të TIK-ut në programet mësimore, dhe rinovoi shkolla në tetë komuna. Përkrahja e nxënësve romë të cilët janë në situatë të pafavorshme, ka rezultuar me 98 përqind të mbajtjes në klasë për nxënësit e ndihmuar të shkollave fillore, përkundër vetëm 42 përqind të nxënësve romë të pa ndihmuar, 82 përqind të bizneseve të drejtuara nga nxënësit kanë prodhuar të ardhura këtë vit, ndërsa përqindja e depërtimit të internetit është rritur nga 6 deri në 32 përqind kryesisht si rezultat i aktiviteteve të USAID-it.
Më poshtë, do të gjeni informata më të hollësishme për projektet tona. Ju lutemi të na kontaktoni lirisht, me pyetje apo komente!
Education Office Director: LeAnna Marr e-mail: lmarr@usaid.gov
Lela Jakovlevska: ljakovlevska@usaid.gov
Natasha Buleska : nbuleska@usaid.gov
Siena Fleischer, SFleischer@usaid.gov
Projekte në vazhdim
Projekti për integrim ndër-etnik në arsim
YOUTH EMPLOYABILITY SKILLS (YES) NETWORK ACTIVITY
Qasje e barabartë për mundësi të barabarta
PROJEKTI I USAID-it PËR ARSIMIN E ROMË
Projekte të përfunduara
PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E KAPACITETIT NJERËZOR DHE INSTITUCIONAL
Projekti për edukim dhe mësim kreativ
e-shkolla
Aktiviteti për arsim të mesëm
(SEA)
Maqedonia lidhet (konektohet)
Projekti për lidhje në arsimin e lartë/UEJL
