Reformat ekonomike në Maqedoni kanë lëvizur në mënyrë të vazhdueshme përpara, por me rritje të GDP në 3,4 përqind në vitin 2006, ekonomia mbetet të tregojë përparim të mjaftueshëm për integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe tregjet globale. Korrupsioni, mungesa e financave dhe mjedis i paqartë rregullator vonojnë rritjen ekonomike dhe pengojnë investimet, të cilat si rezultat, kontribuojnë për papunësinë e lartë.
Që nga viti 1993, USAID ka punuar pranë Qeverisë së Maqedonisë dhe sektorit privat për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar perspektivën e Maqedonisë për anëtarësim në BE. USAID ka luajtur një rol të madh që Maqedonia ti bashkëngjitet Organizatës Tregtare Botërore në vitin 2003 dhe në kalimin e Ligjeve të reja për Komunikime elektronike, Kompani financiare, Furnizim publik dhe Fondet për investime. Përpjekjet për të themeluar proces një-sportelësh për import dhe eksport dhe futje të aplikacioneve të internetit në licencimin e doganës do të çojnë përvojat e Maqedonisë për tregti drejt standardeve evropiane dhe do të lehtësojnë qasjen tek ekonomia globale.
USAID ka përmirësuar qasjen tek financat për kompanitë dhe komunat duke themeluar Njësi për garantimin e huamarrjes të autoritetit për zhvillim kreditor, me vlerë prej përafërsisht 20 milion dollarë, të cilat jo vetëm që do të mobilizojnë kapitalin privat por do të shtyjnë bankat për të parë më larg se tek klientela aktuale dhe të krijojnë partneritete të shumta publiko-private.
Më tutje, strategjia e misionit për rritje ekonomike është e dyfishtë; të punohet në nivel makroekonomik për të përmirësuar klimën e përgjithshme afariste dhe politikën për investime, duke ndihmuar firma individuale dhe agrobiznese në rritjen e konkurrencës së tyre dhe prodhimtarisë. Duke plotësuar njëra tjetrën, këto iniciativa do të inkurajojnë investuesit e huaj dhe të vendit që të vijnë në Maqedoni, gjë që do të hapë tregje të reja dhe do të krijojë vende të reja të punës për qytetarët e Maqedonisë.
Më poshtë, do të gjeni informata më të hollësishme për projektet tona. ju lutemi të na kontaktoni lirshëm me pyetje apo komente!
Joseph Lessard, Drejtor në zyrën për Rritje ekonomike, jlessard@usaid.gov;
Meri Cuculoska mcuculoska@usaid.gov
Tatjana Markovska tmarkovska@usaid.gov
Margareta Lipkovska Atanasov mlipkovska@usaid.gov
Vesna Stevkovska vstevkovska@usaid.gov
Projekte në realizim
PËRMIRËSIMI I EFIKASITETIT ENERGJETIK PËR SEKTORIN BANESOR ME TË ARDHURA TË ULËTA
Projekti për konkurrencë në Maqedoni
Projekti i USAID-it për zhvillimin e investimeve dhe përkrahjen e avancimit të eksportit (IDEAS)
Projekti për Bizneset Kreative
Projekti i USAID-it Biznesi pa kufij
Autoriteti për zhvillimin e kredive për mikro-financim (AZhK)
Autoriteti për zhvillimin e kredive për ndërmarrjet e vogla&mesme (AZhK NVM)
Projekti i USAID-it për financim të mikro-ndërmarrjeve dhe mësim zhvillimor
Projekte të përfunduara
Projekti III i USAID-it për riciklimin e plastikës
Qendra e USAID-it për analiza ekonomike – Drejt grupit të qëndrueshëm të mendimit
PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E KAPACITETIT NJERËZOR DHE INSTITUCIONAL
Business Environment Activity (BEA)
Seal of Quality and Agribusiness
Corporate Governance and Company Law
Financial Services Technical Assistance
Macedonia Competitiveness Activity
