Republika e Maqedonisë u shkëput në mënyrë paqësore nga Jugosllavia në v. 1991, por ajo akoma nuk i ka përfunduar reformat politike dhe ekonomike që lypsen për integrimin evropian. USAID i ndihmoi Maqedonisë në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila ndihmoi që të përfundonte konflikti etnik në v. 2001, duke ndihmuar në miratimin e kornizës ligjore për decentralizim; duke mbështetur zgjedhjet e qeta dhe të drejta parlamentare në vitin 2002, si dhe duke ndihmuar për një regjistrim të përgjithshëm shtetëror të saktë dhe të pranuar plotësisht.
INë vitet e fundit, përpjekjet e USAID-it fokusohen në ndihmën që ia jep Qeverisë së Maqedonisë dhe shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit duke rritur konkurrencën politike demokratike, duke mbështetur decentralizimin e qeverisë dhe duke promovuar sundimin e ligjit. USAID gjithashtu mbështeti Qeverinë e Maqedonisë në zhvillimin e një Programi Shtetëror gjithëpërfshirës për Parandalim të korrupsionit me një sistem të hollësishëm të menaxhimit të veprimtarisë.
Në v. 2007, USAID punoi drejtpërsëdrejti me 60 komunat më të mëdha në Maqedoni – duke përfaqësuar 95 përqind të të ardhurave nga taksa lokale, për të zhvilluar sisteme moderne të administrimit të financave dhe taksave dhe të kalimit në fazën e dytë të decentralizimit. Programet tona për sundim të ligjit bënë më efikase funksionimin e brendshëm të Gjykatave të Maqedonisë dhe siguruan gjykatat me përgjegjësi të drejtpërdrejtë mbi administratën gjyqësore dhe resurset. USAID mburret për kontributin e saj për suksesin e Maqedonisë me rënie nga vendi 105 në 84 në indeksin vjetor të Transparency International dhe në një përpjekje të tërthortë me aktivitete për rritje ekonomike, ishte ndër 5 reformues global të parë nën Sondazhin e Bankës Botërore për kryerje të biznesit 2008.
Më poshtë, do të gjeni informata më të hollësishme për projektet tona. ju lutemi të na kontaktoni lirshëm me pyetje apo komente!
Michael Stievater, Director of the Democracy and Local Governance office mstievater@usaid.gov)
Slavka Stojanovska, sstojanovska@usaid.gov
Antoaneta Skartova: askartova@usaid.gov
Melita Cokrevska: mcokrevska@usaid.gov
Sladjana Srbinoska: ssrbinoska@usaid.gov
Projekte në realizim
Programet e USAID-it për rritje të pjesëmarrjes civile në vendimmarrjen politike dhe sociale janë:
Projekti për përforcimin e gjyqësorit
PROJEKTI PËR QEVERISJE TRANSPARENTE
Projekte të përfunduara
PROJEKT PËR ZHVILLIMIN PARLAMENTAR
PROJEKTI I USAID-IT PËR IMPLEMENTIMIN E REFORMËS GJYQËSORE (JRIP)
PROJEKTI I USAID-it PËR MBËSHTETJE TË PARTIVE POLITKE
Macedonia Local Government Activity (MGLA)
PROGRAMI PËR ZHVILLIMIN E KAPACITETIT NJERËZOR DHE INSTITUCIONAL
Civil Society Strengthening Project (CSSP)
Making Decentralization Work Project
Macedonia Court Modernization Project
Roma Citizenship/Rule of Law Project
Labor Union Project
