
Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FShHM) në kuadër të Projektit të USAID-it për shoqëri civile shpalli konkurs për ndarjen të granteve për organizatat qytetare. FShHM do të mban takime informative për konkursin për ndarjen e granteve në periudhë prej 14 deri më 21 maj.

Më 10 maj 2012, Qendra për arsim dhe trajnim profesional (VET) i ka prezantuar për herë të parë Standardet e punës në Maqedoni. Janë përcaktuar 51 standarde për 13 profesione të ndryshme, me të cilat do të tejkalohen dallimet mes diturisë dhe aftësive që ofrohen nga sistemi VET dhe atyre që kërkohen në tregun e punës...
Më 8 dhe 9 maj, Gjykatësi Bert Maan si konsulent me përvojë të gjatë në menaxhimin dhe administrimin e gjykatave ka realizuar dy trajnime të organizuara nga Projekti i USAID-it për përforcimin e gjyqësorit...
Më 8 maj, Programi AgBiz i USAID-it së bashku me Qendrën për inovacion dhe Fondacionin zhvillimor Crimson e organizuan prezantimin në temën “Inovacioni në bujqësi dhe mënyrat për qasje ndaj Mekanizmit të porsakrijuar të USAID-it për financimin e inovacioneve”...
Sot në Shkup, USAID e ka promovuar Projektin për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike në bujqësi, me të cilin promovohen praktikat e adaptimit në bujqësi, njëherazi duke e ngritur vetëdijen për sfidat e ndryshimeve klimatike me të cilat do të ballafaqohemi, si dhe nevojën për reagim të përbashkët në nivel të bashkësisë...
Me mbështetjen e Programit AgBiz të USAID-it, Projektit të USAID-it për zhvillimin e investimeve dhe përkrahjen e avancimit të eksportit (IDEAS) dhe Invest Macedonia, prej 25 deri më 28 mars është realizuar udhëtimi studimor në Poloni, ku tregtarët dhe eksportuesit e perimeve të freskëta dhe të përpunuara kanë realizuar takime biznes-me-biznes...
Sot në Këndin amerikan në Tetovë është hapur ekspozita lëvizëse e fotografive, me titullin “USAID - Ndryshimi i jetëve” me të cilën shënohet 50-vjetori i punës së USAID-it në nivel global dhe 18-vjetori i partneritetit për zhvillim me Maqedoninë. Për shënimin e ngjarjes do të ekspozohen 18 fotografi, të cilat janë përzgjedhur gjatë muajit dhjetor përmes Facebook faqes të USAID Maqedoni...
Projekti i USAID-it ‘Biznesi pa kufij’ i ka prezantuar sot sukseset e vitit të parë drejt krijimit të vendeve të punës, hapjes së bizneseve dhe përmirësimit të konkurrencës së ndërmarrjeve ekzistuese në rajonin e Pellagonisë...
Ftesë për pjesëmarrje në Programin për Trajnim Biznesi për afaristë dhe praktikantë të ri dhe kreativ në sektorin e Industrive Kreative siç janë artizanatet, dizenjimi i modës, dizenjimi aplikativ dhe ai grafik...
Projekti për integrimin ndër-etnik në arsim është nismë katërvjeçare me vlerë prej $5.2 milionëve, që bashkëfinancohet nga USAID dhe Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë. Ky projekt do të bashkëpunojë me të gjitha palët e përfshira në arsim, në përkrahje të përpjekjeve të Qeverisë së Maqedonisë për integrim etnik. Projekti do ta ngrisë vetëdijen dhe do të sigurojë trajnim mbi dallimet, mbështetje teknike dhe përkrahje për këshillat shkollorë, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe të punësuarit në komuna-përgjegjësit e arsimit...
Two years ago, President Barack Obama and Secretary Hillary Rodham Clinton both called for elevating development within America’s foreign policy. Many people in the development community assumed their call to elevate development was about recognizing the importance of the work USAID and others have done for decades.

USAID sot e ka festuar Ditën e 101 ndërkombëtare të grave, duke dhënë mirënjohje për kontributin e femrave-implementuese të projekteve dhe partnereve, të cilët i kanë ndihmuar aktivitetet e USAID-it për zhvillim ekonomik, modernizim demokratik dhe reforma arsimore në Maqedoni...

Me qëllim të mbështetjes së kompanive bujqësore në rritjen e kapacitetit konkurrues dhe shitjeve të tyre, Shoqata e përpunuesve të Maqedonisë (ShPM) e ka krijuar uebportalin www.map.org.mk për pjesëmarrësit...Më shumë

Projekti i USAID-it për qasje të barabartë për mundësi të barabarta e ka organzuar
sot tryezën e rrumbullakët me temë ”Përdorimi i teknologjisë mbështetëse në shkollat
fillore ekzistuese: Përvoja dhe praktika”. E organizuar në bashkëpunim me Komunën
Karposh, në tryezë kanë marrë pjesë mësimdhënës, drejtorë të shkollave, prindër
dhe përfaqësues të OJQ-ve që fokusohen tek shkollat....Më shumë

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot është hapur ekspozita lëvizëse e fotografive, me titullin “Ndryshimi i jetëve” me të cilën shënohet 50-vjetori i punës së USAID-it në nivel global dhe 18-vjetori i partneritetit me Maqedoninë...Më shumë

Pas gjashtë viteve, Projekti i USAID-it për arsim fillor i ka përfunduar me sukses aktivitetet për përkrahjen e sistemit arsimor të Maqedonisë, në drejtim të përmirësimit të efikasitetit, cilësisë dhe rezultateve të punës përmes rinovimit të objekteve shkollore...Më shumë

USAID është duke e mbështetur pjesëmarrjen e 12 kompanive dhe përfaqësuesve të Federatës së fermerëve të Republikës së Maqedonisë në FRUIT LOGISTICA 2012, që është panairi kryesor në botë për biznes me pemë të freskëta dhe perime... Më shumë

Me mbështetjen e dhënë nga USAID, rreth 80 përfaqësues të Zinxhirit prodhues të perimeve të përpunuara të Maqedonisë, janë duke e vizituar panairin më të madh bujqësor në Evropën juglindore, Agrotica 2012, si dhe Panairin e 24 ndërkombëtar për pajisje bujqësore, makineri dhe furnizime, që mbahet në Selanik të Greqisë prej 1 deri më 5 shkurt. Më shumë

Më 1 shkurt 2012, Projekti i USAID-it për përkrahjen e zhvillimit të investimeve dhe avancimit të eksporteve (IDEAS) dhe Ministria e ekonomisë e nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim, lidhur me bashkëpunimin për zhvillimin e ueb-portalin KonkurentnostMK. Memorandumi është nënshkruar nga Drejtori i Projektit, Aleksandar Shahov dhe Ministri i ekonomisë, Valon Saraçini.Më shumë
























































































