LAJME DHE NGJARJE
Mundësi të reja në Fruit Logistica 2012
USAID është duke e mbështetur pjesëmarrjen e 12 kompanive dhe përfaqësuesve të Federatës së fermerëve të Republikës së Maqedonisë në FRUIT LOGISTICA 2012, që është panairi kryesor në botë për biznes me pemë të freskëta dhe perime. Panairi do të mbahet prej 8-10 shkurt në Berlin të Gjermanisë. Përmes pjesëmarrjes në FRUIT LOGISTICA, këta aktorë kryesorë të industrisë së pemëve të freskëta dhe perimeve do ta zgjerojnë diturinë e tyre për teknologjitë e fundit dhe praktikat e menaxhimit, me qëllim të përmirësimit të prodhueshmërisë dhe rritjes së konkurrencës së kompanive të tyre. Përveç kësaj, përfaqësuesit e Maqedonisë do të takohen me blerësit potencialë, personat që merren me marketingun e prodhimeve, ndërmjetësuesit dhe shitësit me shumicë, njëherazi duke i hulumtuar edhe mundësitë për partneritete të reja strategjike dhe tregje të reja.

