Agjencia e Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (USAID) është agjenci e pavarur e qeverisë federale, e udhëhequr nga Administruesi i emëruar nga Kryetari. USAID është përgjegjës për sigurimin e ndihmës ekonomike dhe humanitare në mbarë botën dhe pranon udhëzime gjenerale të politikës së jashtme nga Sekretari i Shtetit.
Historia e USAID-it fillon me Planin Marshall për rindërtimin e Evropës pas Luftës së dytë botërore. Në vitin 1961, Kryetari John F. Kennedy e ka nënshkruar Aktin për ndihmë të jashtme si ligj dhe e ka themeluar Agjencinë me urdhër ekzekutiv. Prej atëherë, USAID ka qenë agjencia kryesore amerikane për ofrimin e ndihmës në mbi 100 shtete, në katër rajone të botës: Afrika sub-Sahare, Azia dhe Lindja e afërt, Amerika latine dhe Karaibet, Evropa dhe Euro-Azia.
Strategjia për Evropë dhe Euro-Azi përqendrohet në tre fusha kryesore: ristrukturimi ekonomik dhe zhvillimi, demokracia dhe qeverisja dhe zgjidhja e sfidave konkrete shtetërore të tranzicionit. Përveç kësaj, USAID ka qasje të veçantë ndër-sektoriale për trajtimin e pengesave kryesore në rrethana të ndryshueshme, duke e rritur zhvillimin e vlerave themelore demokratike.
Kliko këtu për më tepër informata për Byronë e USAID-it për Evropë dhe Euro-Azi.
Click këtu për informatat mbi kërkesat e brendimit për partnerët tonë.
